Aktualitet

U përqafua me qytetarët, Pipero kërkon ndjesë publike: Ishte një gabim, emocionet ishin të mëdha, duheshin shmangur

21 Shtator 2020, 17:19 Nga DOSJA
U përqafua me qytetarët, Pipero kërkon ndjesë publike: Ishte

TIRANE– Takimi mjekut të njohur Pëllumb Pipero në Skrapar pak ditë më parë ku mori çmimin “Qytetar Nderi” nga Bashkia shkaktoi një reagim të fortë në rrjete sociale pasi ai u shfaq duke përqafuar qytetarë pa respektuar masat anticovid.

Gjatë atij momenti, Pipero u prit me buqeta me lule nga miqtë, kolegët, familjarët e tij dhe nga pamjet e publikuara nuk munguan përqafimet dhe puthjet me qytetarët.

Në një lidhje direkte me Report Tv, Pipero kërkoi ndjesë publike për atë ceremoni. Ai tha se është një shembull për tu evituar.

“Ishte një gabim që duhej evituar. Duhet të ishim treguar më të kujdesshëm. Emocionet ishin shumë të mëdha. Është një shembull që nuk duhej të ishte ndjekur. Një ndjesë publike për atë që ndodhi. Duhej ta kishim shmangur” – tha Pipero.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kerkon ndjese pipero pellumb pipero kerkon ndjese pipero pellumb pipero

Sondazh

Poll