Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë-Greqi, kapet shqiptari duke drejtuar furgonin, sekuestrohet malli me vlerë 700 mi

21 Shtator 2020, 17:00 Nga DOSJA
Goditet rrjeti i trafikut të drogës Spanjë-Greqi, kapet shqiptari

GREQI– Një shqiptar është arrestuar pasi është kapur teksa po trasportonte marijuanë në një furgon. Arrestimi i 29-vjeçarit me origjinë shqiptare u bë pasi ai ishte pjesë e një rrjeti trafikimi droge të cilën e transportonin atë nga Spanja në Greqi.

Operacioni u zhvillua në Maratonë të kryeqytetit grek. Janë sekuestruar gjithsej 122 kilogramë e 590 gramë marijuanë dhe 970 euro.

Droga ishte e ndarë në dy furgonë, njëri që kishte një drejtues shtetas grek 63 vjeç e tjetri drejtuesi shqiptar 29 vjeç.

Personat janë arrestuar në kohën, që droga po kalohej nga furgoni i 63-vjeçarit tek ai i shqiptarit 29-vjeçar.

Drogën e kishte sjellë 63-vjeçari nga Spanja, përmes portit të Igumenicës, të fshehur mes ngarkesave me biskota dhe patatina.

Mësohet se lënda narkotike kishte një vlerë që në treg shkon në 700 mijë euro.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet droge trafikim droge droge trafikim droge

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 14:28

KUKËS– Gjykata e Kukësit ka refuzuar kërkesën e prokurores Rita Gjati për përjashtimin e gjyqarit Sami Ujkashi nga shqyrtimi i dosjes “Shën Mëri 2020”, ku ...