Aktualitet

‘Jemi në mëdyshje kush ka qenë pacienti 0’/ Studiuesja bashkë me burrin dhe vajzën infektohet me Covid: Nuk e dimë ku

21 Shtator 2020, 17:52 Nga DOSJA
‘Jemi në mëdyshje kush ka qenë pacienti 0’/

TIRANE– Ditën e sotme të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë disa personazhe të cilët e kanë kaluar Covid-19, ku kanë rrëfyer historinë dhe kanë përçuar mesazhe në luftën ndaj këtij virusi që ende po qarkullon e madje rastet po shtohen dita ditës.

Studiuesja Valbona Nathanaili ka treguar si e kaloi Covid-19 së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre Juna. Ajo ka treguar se ende nuk e dinë se kush ishte pacienti 0 e se as ku mund të jenë infektuar me virus.

‘Nuk jemi në gjendje ta themi, kanë qenë vetëm supozime. Fillimisht menduam se ishte Andrea, burri, sepse temperatura iu shfaq atij të parit. Filluam të merrnim në konsideratë të gjitha simptomat që kishim shfaqur dhe arritëm në përfundimin që nuk mund të ketë qenë Andrea, por mund të kem qenë unë. Ndërkohë që Andrea kishte temperaturë, unë kisha marrje mendsh që ishin jashtë të zakonshmes. Jemi në mëdyshje kush ka qenë pacienti 0, nuk e dimë ku e kemi marrë, kemi qenë shumë të kujdesshëm’- u shpreh Nathanaili.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid valbona nathanaili covid valbona nathanaili

Sondazh

Poll