Aktualitet

Elbasan/ Ekzekutohet brenda 60 sekondave vëllai i Talo Çelës. 3 autorët, të veshur si policë vranë 50-vjeçarin teksa pinte kafen e mëngjesit, pas krimit i vunë flakën makinës

Ekzekutohet në Elbasan vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela. 50-vjeçari u vra teksa po pinte kafen e mëngjesit në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 3 autorët ishin të veshur si policë në momentin që vranë 50-vjeçarin. Pas krimit të rëndë ata kanë djegur mjetin që përdorën gjatë atentatit, në fshatin Murras. 50-vjeçari punonte si taksist pa licencë.
Featured image of article: Elbasan/ Ekzekutohet brenda 60 sekondave vëllai i Talo Çelës. 3 autorët, të veshur si policë vranë 50-vjeçarin teksa pinte kafen e mëngjesit, pas krimit i vunë flakën makinës Bujar Çela, Talo Çela dhe vendi i ngjarjes
Përditësuar:

ELBASAN- Ekzekutohet me armë zjarri në Elbasan Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:45 të mëngjesit të sotëm në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist (pa licencë) u ekzekutua teksa po pinte kafen e mëngjesit. Pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes, pasi vëllai i tij ka marrë pjesë në një sërë ngjarjes kriminale.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona të veshur si policë, të cilët kryen ekzekutimin. 3 autorët kishin disa ditë që ndiqnin 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Edhe këtë mëngjes ata e kanë vëzhguar viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafen, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të tij. 3 autorët zbritën nga makina  tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC (të armatosur me një pushkë dhe 2 pistoleta) dhe menjëherë hapën zjarr në drejtim të 50-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Ekzekutimi ka ndodhur në harkun e 60 sekondave. Në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja.

Pas vrasjes, ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pas minuta më vonë ata i kanë vënë flakën mjetit tip ‘Renault’ që përdorën gjatë atentatit. Autorët i kanë vënë flakën makinës në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e kapjen e autorëve. Vendi ku ndodhi ngjarja është i monitoruar me kamera, për shkak se aty pranë janë tre karburante, të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes.

Ndërkohë uniformat blu kanë ngritur postblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit, dhe në qytetet si Durrësi, Fieri dhe Tirana, për kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al

  • 10:06

    Ekzekutimi i Bujar Çelës/ 3 autorët qëlluan njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit, njëri kishte pushkë, dy të tjerët, pistoleta

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Bujar Çelës në Elbasan. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kamerat në vendin e ngjarjes kanë xhiruar momentin e atentatit. Mësohet se 3 autorët kanë qenë të armatosur me një pushkë dhe 2 pistoleta dhe kanë qëlluar njëkohësisht në drejtim të 50-vjeçarit. Ekzekutimi ka ndodhur në harkun e 60 sekondave.  Pas krimit të rëndë ata janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

    Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes. Dyshohet se Bujar Çela është ekzekutuar për shkak të përfshirjes së vëllait të tij,  Talo Çela në ngjarje kriminale dhe në disa vrasje në Durrës. Në vendngjarje janë sekuestruar 20 gëzhoja.

  • 8:55

    DEL FOTO-ja/ Ky është vëllai i Talo Çelës që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Elbasan, punonte si taksist në të zezë

    Bujar Çela

    Ky që shikoni në foto është Bujar Çela, që u ekzekutua mëngjesin e sotëm me armë zjarri në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan. 50-vjeçari, i cili punonte si taksist pa licencë u vra me armë zjarri teksa ishte duke pirë kafe në lokal.

    3 autorët të veshur si policë zbritën nga makina  tip ‘Renault’ me targa AA 876 DC dhe qëlluan 4 herë në drejtim të 50-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.  Pas krimit të rëndë ata kanë djegur në fshatin Murras edhe mjetin që përdorën gjatë atentatit.

  • 8:44

    Vrasja e Bujar Çelës/ Me zorrë në dorë duke larë gjakun, reagon pronari i lokalit ku u ekzekutua 50-vjeçari: Dëgjova zhurma, isha brenda te banaku

    Foto nga vendi i ngjarjes

    Ka reaguar për mediat pronari i lokalit ku u ekzekutua mëngjesin e sotëm vëllai i Bujar Celës. Ai është shprehur se Çela ka qenë njeri i mirë, nuk ka pasur asnjëherë probleme.

    Pinte kafe në mëngjes. S’ka pasur probleme fare. Ka qenë shumë- shumë i mirë. Isha brenda kur ndodhi ngjarja”, thotë ai, teksa shihet shumë i qetë duke larë me zorrë uji gjakun e mbetur nga vrasja.

    Fakti se në ambientet e jashtë të biznesit së tij është vrarë për vdekje një person nuk e shqetëson aspak pronarin e lokalit, i cili shihet duke larë vendin me ujë, pas largimit të trupit të 50 vjeçarit nga lokali i tij i cili ndodhet në Bradashesh.

  • 8:40

    Kush është Talo Çela që i ekzekutuan vëllain, mori pjesë në grabitjen e 4.6 mln eurove në Rinas, ende në kërkim nga Policia

    Talo Çela

    Mëngjesin e sotëm, në një lokal tek rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan është ekzektuar me armë zjarri Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela. Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje.

    Por, kush është Talo Çela, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri? 

    Çela është një person me precedent penal. Ai është shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar ndaj tij masës e “arrest me burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

    Ngjarja e parë e bujshme, ku u përmend emri i Talo Çelës, është grabitja në Rinas, që ndodhi më 9 prill të 2019. Disa persona të maskuar, nën kërcënimin e armës arritën të vidhnin 4.6 milionë euro, që kishin si destinacion Vjenën. Në këtë grabitje ka marrë pjesë edhe Talo Çela. Po kështu, dyshohet se Talo Çela ka qenë e atentatit me armë zjarri, ku u vranë 2 vëllezërit Haxhia në Durrës. Emri i Talo Çelës doli në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.  Bashkëpunëtori i drejtësisë ka deklaruar se ditën e vrasjes kanë qenë edhe vetë Talo Çela dhe Nuredin Dumani.

    Sakaq, ai njijhet edhe si miku i Emiljano Ramazanit, i cili u vra pak javë më parë në Elbasan. Aktualisht në burg për dy vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin për vdekje të Regis Runajt, janë lënë dy të rinjtë, Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili.

  • 8:14

    Qëlluan 4 herë në drejtim të tij/ Si u ekzekutua Bujar Çela në Elbasan, 3 autorët ishin të veshur me uniformë policie

    Foto nga vendi i ngjarjes

    Vrasja e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe paramenduar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë qenë 3 persona, të cilët kryen ekzekutimin. Këta të fundit kanë qenë të veshur me uniformë policie në momentin që vranë 50-vjeçarin.

    3 autorët kishin disa ditë që ndiqnin 50-vjeçarin, duke mësuar kështu rutinën e tij të përditshme. Edhe këtë mëngjes autorët e kanë vëzhguar viktimën dhe sapo ky i fundit u ul në lokal për të pirë kafe ata qëlluan me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij.  Bujar Çela punonte si taksist pa licencë.

  • 7:56

    Ky është lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës, 50-vjeçari po pinte kafen e mëngjesit teksa autorët e qëlluan me armë zjarri

    Foto nga vendi i ngjarjes dhe Talo Çela

    Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan. Mësohet se 50-vjeçari është ekzekutuar teksa po pinte kafenë e mëngjesit në një lokal në Bradashesh. Menjëherë, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të tij.  Report Tv ka siguruar edhe foton nga vendi i ngjarjes.

  • 7:33

    Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës/ Pas krimit autorët i vënë flakën makinës, mjeti gjendet i shkrumbuar në fshatin Murras

    Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 50-vjeçarit Bujar Çela në Elbasan. Mësohet pas vrasjes, autorët kanë djegur makinën e përdor në krim. Siç mund të shihet nga pamjet të publikuara nga Ballkan web, mjeti është shkrumbuar totalisht. Makinës i është vënë flaka në një rrugicë në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

  • 7:15

    Ekzekutimi i vëllait të Talo Çelës, Policia: Është vrarë me armë zjarri para një lokali në fshatin Bradashesh

    Talo Çela

    Njoftimi i Policisë: Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh,  Elbasan,  në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një  lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes ,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

    Shërbimet e Policisë kanë  ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore  nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë .

    Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Shto Koment