Aktualitet

Pesë mësues dhe një nxënës i infektuar, Covid-19 futet në shkollat e Bulqizës, mësimi vijon normalisht

21 Shtator 2020, 09:15 Nga DOSJA
Pesë mësues dhe një nxënës i infektuar, Covid-19 futet

BULQIZË– Pesë mësues në Bulqizë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Mësohet se të infektuarit janë izoluar dhe janë futur në karantinë, ndërkohë që në shkollën “Shefqet Tançi”, ku jepnin mësim të infektuarit ka nisur hetimi epidemiologjik.

Kolegët e tyre, ata që kanë pasur më tepër kontakt do t’i nënshtrohen testit për Covid-19. Mësimi në këtë shkollë vijon normalisht.

Nga ana tjetër, edhe në shkollën e “Çerenecit” në Bulqizë ka rezultuar një nxënës i infektuar.

Ndërkohë, 4 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit pas infektimit me Covid-19. Ndërsa 159 të tjerë janë identifikuar sit ë infektuar me koronavirus në të gjithë Shqipërinë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize koronavirusi ne shqiperi bulqize koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Shtator 2020, 09:17

TIRANË- Ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, kanë sjellë një plan të ri masash nga policia e Shtetit. Përgjatë ditëve të fundit, PSH k...