Bylykbashi del nga takimi i KP/ S’tërhiqemi nga kërkesa jonë! Koalicionet kështu siç janë, dhe lista 100% realisht të h
18 Shtator 2020, 11:03Nga DOSJA
TIRANE- Partia Demokratike kërkoi asistencën e OSBE/ODIHR për mosdakordësitë e Këshillit Politik. Pasi doli nga mbledhja, Oerd Bylykbashi i shoqëruar nga përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, tha se nuk është PD që po bojkoton Këshillin, si dhe vuri edhe “pikat e kuqe” që nuk preken. Koalicionet e pandryshuara dhe listat 100% të hapura, janë dy kërkesat e PD, dhe një ekspertizë nga OSBE/ODIHR, siç edhe është rënë dakord më herët.
“Ne sollëm sot kërkesën zyrtare të opozitës për zgjidhjen e mekanizmit përmes marrëveshjes së 14 janarit, ku thuhet se kur palët nuk gjejnë zgjidhje kërkojnë një ekspertizë nga OSBE/ODIHR. PS kërkon të ndryshojë gjithçka që ka qenë gjithnjë njësoj. Kërkesa është zyrtare, ne e presim sot. I japim kohën për të reflektuar. Sapo Gjiknuri të reflektojë ne jemi këtu. Koalicionet të qendrojnë siç janë derisa të japë një rekomandim OSBE/ODIHR. Kemi bërë një kërkesë zyrtare. 14 janari është themeli i Këshillit. Në mbledhje Gjiknuri tha se nuk jemi dakord për OSBE/ODIHR”.,-tha Bylykbashi.
“Nëse nuk ka konsensus i drejtohemi OSBE/ODIHR. Koalicionet siç janë dhe lista 100% realisht të hapura. Këtu s’jemi në parlament që të vendosin ata!”,-tha Bylykbashi.
Opozita e bashkuarka bojkotuar sot mbledhjen e Këshillit Politik, pas depozitimit të draftit të ri të Partisë Socialiste ku pranohet pjesërisht kërkesa e PD e LSI për hapjen 100% të listave, por kushtëzohet hapja me votimin preferencial. PS në një draft të ri, kërkon renditje preferenciale të kandidatëve nga votuesit në lista, e po ashtu edhe pragun 3% për koalicionet dhe partitë. PD e quan këtë ndërhyrje të PS, një ndryshim të rregullave të lojës, duke kërkuar ekspertizën e OSBE/ODIHR. PS thotë se OSBE jep mendime për produkte konkrete, ndërsa PD e LSI u larguan nga mbledhja.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ka dështuar sërish mbledhja e Këshillit Politik edhe për sot, ku palët kanë hyrë me radhë në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar mbi ndasitë për...
TIRANE– Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që dha për mediat ditën e sotme është shprehur se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e në rast se krijohet nj...
GJERMANI- Komisioneri evropian për zgjerimin, Olivier Varhelyi në një intervistë për median gjermane ‘‘Frankfurt Allgemeine” ka deklaruar se çelja e nego...
GJIROKASTËR- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka folur pas largimit me dorëheqje të sekretarit të Përgjithshëm të dikasterit që drejton, Plar...
TIRANË- Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë dorëzuar kërkesën në Këshill, për të marrë eksper...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së sotme me gazetarët u pyet për fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri. Kreu i Shtetit...
TIRANË- Partia Socialiste propozon hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë. Dosja.al ka siguruar amendamentet e plota në draftin që Damian Gjikn...
TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u shpreh i prerë që nëse qeveria tenton që të kufizojë kompetencat e tij, do të shpërnd...
TIRANË- Kryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është larguar nga detyra me dorëheqje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zguri...
TIRANË-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën me gazetarët se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidh...