Politike

Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Nuk mbaj qëndrime të dyfishta, ende nuk kam marrë përgjigje nga Rama

18 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Çështja e detit me Greqinë/ Meta: Nuk mbaj qëndrime

TIRANË-Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në konferencën me gazetarët se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit. Kreu i shtetit theksoi se nuk mban qëndrime të dyfishta në lidhje me çështjen e detit.

“Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona. Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë. Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Gjatë konferenës, Meta nuk priti mirë “ligjin organik për Presidentin”. Ky i fundit ka kërcënuar maxhorancën që nëse vendosin për shkarkimin e tij, do të shpërndajë parlamentin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferencë 18 shtator 2020 ilir meta konferencë 18 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...