Politike

Largohet disa javë para zgjedhjes së kreut të ri, drejtuesi aktual i KQZ-së, Klement Zguri

18 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
Largohet disa javë para zgjedhjes së kreut të ri, drejtuesi

TIRANË- Kryetari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri është larguar nga detyra me dorëheqje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Zguri ka paraqitur shkresën e dorëheqjes në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që mandati i tij skadon më 3 nëntor.

Kjo është edhe data kur Kuvendi do të zgjedhë kryetarin e ri të KQZ-së së re. Bashkë me Zgurin është larguar edhe këshilltari i tij, Ilir Rusmajli.

Klement Zguri mori drejtimin e KQZ falë marrëveshjes së vitit 2017 mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, pas daljes së opozitës nga çadra.  Prej 23 vitesh, Zguri ishte anëtar i KQZ-së dhe pjesëmarrës në vëzhgimin e një sërë proceseve zgjedhore.

Tanimë vendi është i lirë dhe garuesit për vendin e Zgurit janë gati për ta zëvendësuar. Mbetet për t’u parë kush do të jetë kreu i ri i KQZ-së së re që do të drejtojë zgjedhjet e 25 prillit 2021.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klement zguri largohet klement zguri klement zguri largohet klement zguri

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...