Politike

Listat 100% të hapura/ Ilir Meta: Në rast se mazhoranca nuk pranon, grushti i shtetit do të shtypet nga grushti i popullit

18 Shtator 2020, 10:49 Nga DOSJA
Listat 100% të hapura/ Ilir Meta: Në rast se mazhoranca nuk pranon,

TIRANE– Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës që dha për mediat ditën e sotme është shprehur se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e në rast se krijohet një shkelje e njënashme mund të ketë tentative për grusht shtetit. Mirëpo ai shtoi më tej se ky grusht shteti fare lehtë mund të shtypet nga ai i popullit pasi është më i madh.

Meta kërkon që ti qëndrojnë marrëveshjes së vendosur muaj më parë si dhe përshëndet opozitën për vendimin që ka marrë.

‘Kërkoj t’i qëndrojmë marrëveshjes së arritur në 5 qershor, të mos devijojmë asnjë milimetër, të mos përdorim gjoja lista të hapura për të prishur marrëveshjen. Përshëndes opozitën që ka qenë e hapur për lista 100% të hapura. Në rast se mazhoranca nuk dëshiron të hapë listat e saj s’ka pse pengon forcat e tjera të hapin listat. Nëse kemi një shkelje të njëanshme si me rastin e ndryshimeve kushtetuese atëherë është e qartë që kemi tentativë për grusht shteti, por grushti i shtetit do të shtypet nga grusht i popullit, është më i madh grushti i popullit”,– u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se deri më 24 korrik të vitit 2022 do të jetë në krye të presidencës shqiptare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grusht shteti ilir meta presidenti i shqipërisë grusht shteti ilir meta presidenti i shqipërisë

Sondazh

Poll