Politike

Largimi i Plarent Ndrecës nga MPB/ Lleshaj: Nuk dha dorëheqjen por iku në detyrë tjetër! Lëvizja s’ka lidhje me tendera,

18 Shtator 2020, 10:37 Nga DOSJA
Largimi i Plarent Ndrecës nga MPB/ Lleshaj: Nuk dha dorëheqjen por iku

GJIROKASTËR- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka folur pas largimit me dorëheqje të sekretarit të Përgjithshëm të dikasterit që drejton, Plarent Ndreca. I pyetur nga gazetarja Ervina Shehaj, Lleshaj tha se Ndreca nuk është larguar por është zhvendosur, duke e quajtur një lëvizje normale në administratë.

Gazetarja: Sekretari i Përgjithshëm ka dhënë dorëheqjen. Është e vërtetë që dorëheqja ka një javë në zyrën tuaj dhe ju nuk e keni firmosur dhe a ka lidhje me tenderin e uniformave? 

Sandër Lleshaj: E para nuk ka një dorëheqje të Sekretarit të Përgjithshëm, por ka një lëvizje të tij në një detyrë tjetër, pasi është në administratë dhe ajo funksionon si e tillë. Është krejt e natyrshme lëvizja. Nuk ka lidhje me tenderat sekretari i përgjithshëm, pasi ka një agjenci që merret me to, dhe i nënshtrohet një procesi të veçantë auditimi. Dua t’ju them se MPB është në ditët e saj më të angazhuara në fushën e rendit dhe sigurisë.

Sot, disa orë pas largimit me dorëheqje të nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Arsen Sinomati, nga Ministria e Brendshme ka ikur Sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, ndërsa në vend të tij është vendosur Elena Peci.

(F.g.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike largimet ne ministrine e brendshme plarent ndreca sander lleshaj largimet ne ministrine e brendshme plarent ndreca sander lleshaj

Sondazh

Poll