Politike

Komisioneri evropian për zgjerimin, Varhelyi: Nuk ishte aspak e lehtë të hapnim procesin e negociatave me Shqipërinë

18 Shtator 2020, 10:43 Nga DOSJA
Komisioneri evropian për zgjerimin, Varhelyi: Nuk ishte aspak e lehtë

GJERMANI- Komisioneri evropian për zgjerimin, Olivier Varhelyi në një intervistë për median gjermane ‘‘Frankfurt Allgemeine” ka deklaruar se çelja e negociatave të Shqipërisë me BE nuk ishte aspak e lehtë.

“Kështu është. Nuk ishte e lehtë  për ne të fillonim negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por ne ia dolëm”, tha Varhelyi.

Më tej Varhelyi u shpreh se është e nevojshme që një vend të tregojë vendosmërinë e tij për të realizuar reformat e kërkuara për integrimin evropian dhe sipas tij shembulli konkret i këtij rasti janë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ai nënvizoi se BE-ja do të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimit europian.

Ajo që ne po ofrojmë është anëtarësimi i plotë, vendim i cili merret nga krerët e shteteve dhe qeverive”, tha Varhelyi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivier varhelyi olivier varhelyi

Sondazh

Poll