Politike

Dështon KP/ PS pranon hapjen 100% të listave me disa kushte, Opozita e Bashkuar kërkon ekspertizën e OSBE/ODIHR, Bylykbashi:

18 Shtator 2020, 10:52 Nga DOSJA
Dështon KP/ PS pranon hapjen 100% të listave me disa kushte, Opozita e

TIRANË- Ka dështuar sërish mbledhja e Këshillit Politik edhe për sot, ku palët kanë hyrë me radhë në Pallatin e Kongreseve për të diskutuar mbi ndasitë për hapjen e listave dhe formulën e garimit me koalicionet. Palët duken shumë larg konsensusit e madje edhe më të përçarë pas veprimit të fundit të Partisë Socialiste. Kështu sot, Partia Socialiste ka shkuar një hap më tej, duke pranuar kërkesën e opozitës për hapjen 100% të listave, por me kushtin që votuesi të ketë të drejtën e votimit preferencial të kandidatit, duke ndikuar kështu në renditjen finale të listës së deputetëve fituesë.

Kjo për opozitën është e papranueshme, duke sjellë edhe bojkotin e mbledhjes. PD e LSI, përmes dy përfaqësuesve, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi, e kanë quajtur propozimin e PS “një ndërhyrje të njëanshme që ndryshon rregullat e lojës”.

Opozita kërkoi ekspertizën e OSBE/ODIHR për këto mosdakordësi, pasi sipas saj, OSBE ka konfirmuar gatishmërinë për asistencë në diskutimet mes palëve, siç edhe u vendos në marrëveshjen e 14 janarit, ku përfaqësuesit u zotuan që për çdo mos-dakordësi do të kërkonin ndihmën e partnerëve të huaj.

Por për Damian Gjiknurin kjo është një kundërshti e stisur pasi sipas tij, PD kërkon një alibi për krizën e radhës, duke mos lejuar ndryshimet kushtetuese. Ndërsa Rudina Hajdari tha se PS me draftin e dorëzuar sot, kërkon të mos hapë listat. Me largimin nga Pallati i Kongreseve, opozita u rikthye në tryezë bashkë me Rudina Hajdarin por pa Damian Gjiknurin e PS. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e kp 18 shtator oerd bylykbashi rudina hajdari damian gjiknuri hapja e listave dhe heqja e koalicioneve mbledhja e kp 18 shtator oerd bylykbashi rudina hajdari

Sondazh

Poll