Politike

“Kufizim kompetencash”/ Meta kërcënon mazhorancën: Le ta provojnë, unë do të shpërndaj parlamentin

18 Shtator 2020, 09:51 Nga DOSJA
“Kufizim kompetencash”/ Meta kërcënon mazhorancën: Le

TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët u shpreh i prerë që nëse qeveria tenton që të kufizojë kompetencat e tij, do të shpërndajë parlamentin. Ai tha se nuk mund ta kërcënojë asnjë i marrosur.

Se çfarë bën mazhoranca, kjo është një zgjedhje e saj. Presidenti di vetëm të respektojë kushtetutën dhe do ti përshtatet çdo situate në mbrojtje të Kushtetutës. Asnjë i sëmurë mendor apo i marrosur pas pushtetit të pamerituar dhe të vjedhur nuk do ti shkojë mendja që presidenti i këtij vendit mund të frikësohet që të përmbushë misionin e tij historik, që të jetë presidenti i 25 prillit. Mirë apo keq ju e keni presidentin, por edhe sikur mos ta kishit, jam i sigurt që gratë të Shqipërisë do ua kalonin grave të Bjellorusisë. Unë shpresoj që të gjithë ta kuptojnë që këto zgjedhje janë të domosdoshme. Nuk ka ligj kushtetues të dalë nga një parlament antikushtetues që pengon të drejtën e presidentit për të mbrojtur kushtetutën.  Unë jam presidenti i popullit të 2 marsit as i opozitës as i LSI-së. Këtë punë e zgjidhim më 25 prill, nëse duan i shpërndajë para 25 prillit dhe të mos dinë ku të futen. Le ta provojnë, unë këtu jam. Kush i pengoi të më shkarkonin mua? Le ta provojnë nëse duan do shkarkohen nga unë apo jo. Presidenti respekton Kushtetutën dhe jo grushtin e shtetit”, tha Meta.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Gjatë konferenës, Meta nuk priti mirë “ligjin organik për Presidentin”. Ky i fundit ka kërcënuar maxhorancën që nëse vendosin për shkarkimin e tij, do të shpërndajë parlamentin. Po kështu, Meta tha që për çështjen e detit nuk mban qëndrime të dyfishta.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta konferencë 18 shtator 2020 ilir meta ilir meta konferencë 18 shtator 2020

Sondazh

Poll

Politike 18 Shtator 2020, 06:21

TIRANE– Deputeti socialist Anduel Xhindi ka reaguar mbrëmjen e djeshme në lidhje me deklaratën e gazetarit Elton Qyno që u shpreh gjatë emisionit ‘Repolitix’ se...