Sport

“Partizani paguan katërfishin e tatimeve në krahasim me të tjerët”, Olsi Rama mes familjes dhe futbollit: Edi Rama ësht

15 Shtator 2020, 08:31 Nga DOSJA
“Partizani paguan katërfishin e tatimeve në krahasim me të

TIRANËS-Drejtori SPortiv i Partizanit,Olsi Rama ka qenë një nga të ftuarit në studion e “Procesi Sportiv” ku ka folur për situatën aktuale në vendin tonë sa i përket bojkotit të futbollit. Më datë21 nëntor do të zhvillohet mbledhja e dytë mes Ligës Profesioniste dhe përfaqësuesit të qeverisë që është përzgjedhur Fidel Ylli. Rama ka shpjeguar qëndrimin e tij delikat në mes të komunitetit të futbollit dhe familjes, duke qenë vëllai i kryeministrit që Liga kërkon ta bindë në tavolinë bisedimesh.

“Jam me futbollin. Unë këtu kam ardhur si drejtor i Partizanit, por përpos këtij edhe si dashamirës i sportit. Më intereson më shumë axhenda sesi sporti mund të ndihmohet. Unë mendoj që duhet të bëhet më tepër me sportin, për futbollin si palë e interesuar. Futbolli është një biznes i dështuar në Shqipëri. Një ligj është aprovuar mbi sponsorizimet. Në fakt në mbledhjen që u bë ditën e shtunë unë mungoja, nuk ishte as presidenti Demi. Është vendosur që të vazhdojë bojkoti të paktën edhe javën e ardhshme, është propozuar që ekipet të dalin në fushë dhe të protestojnë.”

Olsi Rama foli gjithashtu edhe në lidhje me tatimet që paguan Partizani ndaj  shtetit, drejtori i klubit të kuq tregon se ekipi kryeqytetas paguan katërfishin me skuadrat e tjera.

“Është i rëndësishëm debati i formalizimit të futbollit. E dimë përpjekjen e UEFA-s për Fair-Play-in financiar. Partizani në kushtet që jemi paguan katërfishin në krahasim me të tjerët. Është e rëndësishme të bëhet transparenca, të dihen bilancet dhe buxhetet e klubet. E kuptoj interesin e komunitetit që të ketë më shumë ndihmë financiare. Gaz Demi është negociator shumë i zoti. Edhe Gaz Demi është me Edin, sepse Edi vetë është me sportin. Tani nga pozita e vëllait dua të kujtoj edhe një herë investimet e mëdha që janë bërë si asnjëherë dhe mbështetjen që ka marrë sporti në këto vite”. Ka përfunduar Olsi Rama.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll