Sport

Pasi operacioni doli me sukses, Zaniolos: I dashuruar totalisht me fanellën e Romës

14 Shtator 2020, 15:33 Nga DOSJA
Pasi operacioni doli me sukses, Zaniolos: I dashuruar totalisht me fanellën

ITALI- Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolos ka dalë me sukses nga operacioni që bëri në gjurin e majtë pas dëmtimit që pati në ndeshjen e kombëtares italiane kundër Hollamdës në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.
21-vjeçari këputi ligamentin e gjurit të majtë dhe dje bëri ndërhyrjen kirurgjikale në Austri. Operacioni duket se ka mbaruar me sukses dhe se tani ka nisur faza e rikuperimit të mbrojtësit. Ai pritet të qendrojë gjashtë muaj jashtë fushës së blertë, ndërsa në një deklaratë nga faqja zyrtare e Romës në Twitter, ai është shprehur se mezi pret që të rikthehet në fushë me fanllën e Romës dhe të fitojnë sa më shumë tituj.

“Operacioni doli me sukses. Prej këtij momenti jam i përqendruar plotësisht të rikuperimi, për t’u rikthyer të bëj atë që dashuroj: të luaj me fanellën e Romës dhe të festoj së bashku me të gjithë ju.
Përgjithmonë Forca Roma, jam i dashuruar marrëzisht me ngjyrat verdhekuqe“, shkruan Nicolo Zaniolo.

“From now I’m focused on the comeback to get back to doing what I love – playing in the Roma shirt and celebrating along with all of you. Forza Roma always…” ?❤️
#ASRoma #ForzaNicolo
https://t.co/VIWqgqILRW

— AS Roma English (@ASRomaEN) September 14, 2020

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nicolò zaniolo sulmuesi i romes nicolò zaniolo sulmuesi i romes

Sondazh

Poll