Sport

Inter nuk humbet kohë dhe gjen zvendësuesin e uruguaianit Godin

14 Shtator 2020, 15:59 Nga DOSJA
Inter nuk humbet kohë dhe gjen zvendësuesin e uruguaianit Godin

ITALI- Mbrojtësi i Interit, Diego Godin është shumë pranë transferimit te Caglari, ku mungon vetëm oferta zyrtare. Ndërsa Interi ri duket se nuk ka humbur kohë për të gjetur zvendësuesin këtij të fundit.

Sipas mediave ndërkombëtare bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Manchester City, Nicolas Otamendi. Drejtuesi sportiv i zikaltërve, Beppe Marotta e shikon 32-vjeçarin nga Argjentina si zvendësuesin perfekt të Godin. Ekipi i Kontes ka nisur negociatat me “blute” e Premier League, edhe pse deri tani nuk ka ndonjë ofertë zyrtare.

Por Interi nuk është skuadra e vetme nga Seria A që kërkon të marrë shërbimet e Otamend, pasi më parë edhe Lazio ka shfaqur interes për mbrojtësin 32-vjeçarin.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport diego godin merkato e lojtareve nicolas otamendi diego godin merkato e lojtareve nicolas otamendi

Sondazh

Poll