Sport

Veterani i Juventusit:Shpresoj të mos dëmtohem më. Suarez? Nuk kam çfarë të them

14 Shtator 2020, 16:24 Nga DOSJA
Veterani i Juventusit:Shpresoj të mos dëmtohem më. Suarez? Nuk

ITALI- Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chellini një një intervistë për mediat ndërkombëtare është shprehur se dëshiron që mos të dëmtohet më në mënyrë që të ketë mundësi të ndihmojë skuadrën për të fituar. Ai gjithashtu është pyetur edhe për ardhjen e Louis Suarez të bardhezinjtë, ku është shprehur se çdo gjë është në dorë të trajnerit Pirlo.

 “Ishte një vit i vështirë në aspektin personal dhe shpresoj që marrëdhënia ime me dëmtimet të ketë mbaruar. Ajo që shpresoj për sezonin e ri është që të jem i gatshëm të ndihmoj ekipin tim dhe të mos të dëmtohem. Do të jetë një kampionat i vëshitrë dhe i çuditshëm, pasi ende ka pasoja nga karantina e disa muajve më parë.

Gjithsesi ne jemi në një formë të shkëlqyer dhe mezi po presim që të fillojmë kampionatin. Suarez? Pirlo i tha të gjitha, kështu që unë nuk kam asgjë për të shtuar”,mbyll  Chellini.

36-vjeçari Chellini, është bashkuar me skuadrën e Juventusit që prej vitit 2005 dhe mban titullin si veteran i kësaj skuadre.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollistet e juventus giorgio chiellini luis suarez futbollistet e juventus giorgio chiellini luis suarez

Sondazh

Poll