Sport

Goditi kundërshtarin dhe i theu nofullën se vonoi lojën, futbollisti dënohet me 12 muaj burg

14 Shtator 2020, 16:19 Nga DOSJA
Goditi kundërshtarin dhe i theu nofullën se vonoi lojën,

ANGLI-Në ligën amatore në Angli disa lojtarë u bënë pjesë e një sherri,takimi mes Quarrydale United -Rainworth Seniors, lojtari i skuadrës së Quarrydales, Leon Lakin goditi kundërshtarin  se ishte duke vonuar lojën në minutat e fundit, teksa skuadra e tij ishte duke luftuar për barazimin e ndeshjes.

Kundërshtari i tij mbeti me nofull të thyer dhe tani kërkon operacion. Në datën 11 shtator, Lakin dha dëshminë e fundit në gjykatën e qytetit të Notingamit, ndërsa ditën e sotme është dënuar me 12 muaj për këtë veprim të bërë në fushën e gjelbërt. Ai gjithashtu nuk do të luajë për 18 muaj, dënim i cili fillon pas mbarimit të vuajtjes së dënimit me burg.

Rreshteri Dave Perst tha: “Ky ishte një sulm i keq që ka lënë një të ri me një dëmtim të tmerrshëm. Tani ai duhet të jetojë me pasojat. Ky rast  tregon se sulmet e të gjitha llojeve do të merren seriozisht nga Policia e Nottinghamshire dhe nuk ka asnjë justifikim për këtë dhunë.” Përfundoi Dave Perst.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli futboll notingamit angli futboll notingamit

Sondazh

Poll