Sport

Ardian Ismajli firmosi me Spezia-n në Serie A, babai i lojtarit zbulon prapaskenat tronditëse: Në Kosovë donin ta arrestonin

14 Shtator 2020, 16:40 Nga DOSJA
Ardian Ismajli firmosi me Spezia-n në Serie A, babai i lojtarit zbulon

ITALI-Babai i futbollistit të Shqipërisë dhe Spezia-s Ardian Ismajli ka zbuluar në rrjetet sociale se të birin kishin planifikuar ta arrestonin në aeroportin e Prishtinës teksa nuk kanë dashur që 23-vjeçari të niset nga ky destinacion drejt Italisë. Mbrojtësi kuqezi hodhi ditën e sotme hapin më të madh të karrierës së tij, duke firmosur me Spezian në Serie A. Por duket se ka ende persona dashakeqë, të cilët kërkonin t’i hiqnin nga duar t shansin e jetës 24-vjeçarit.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilmi Ismajli shkruan se persona të caktuar i kërkuan të birit që ta kryente udhëtimin nga aeroporti i Tiranës dhe në rast të kundërshtimi do ta arrestonin. Megjithatë, sipas tij, gjithçka shkoi pa probleme. Ismajli u prezantua sot si lojtari  më i ri Spezia-s, ku firmosi për 3 vite.

POSTIMI I PLOTË I ILMI ISMAJLI

Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe qdo sprov qe na sprovon e ka vetem per te miren ton.
Falenderimet e panumerta i takojn vetem te madhit Allah qe eshte i gjithemshirmi i gjithedijshme per te mirat qe na i dhuron.
Falenderimet e panumerta i takojn te madhit Allah qe na mbron nga kurthat e njerzve te kqij
E ne veqanti qe na ndihmoj te shkoj Ardiani per Itali te i kryej testet mjeksore nga njerz qe nuk ja dojn te miren ktij vendi nga njerz qe kishin planifikuar te ja shkatrrojn karieren fal Zoti na beri te jem gjakftoft sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tije vetem e vetem qe te mos ta lejojn flururimin nga aeroporti i Prishtines.
Kure pan qe nuk po biem ne kurthat e tyre na urdheruan qe te largohemi nga airoporti dhe te shkojm ne aeroportin e Tiranes me preteksin sepse ju luani per Shqiprin.
Zot na mbroj nga kta fanatik mbroje edhe popullin ne pergjithesi.
Ardian ty te urojm suksese dhe realizimin e endrrave qe me shum sakrific i ke kthyer ne realitet.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardian ismajli spezia ardian ismajli spezia

Sondazh

Poll