Sport

Guardiola i fiksuar pas mbrojtësit të Atletico Madrid, City bën ofertën e pa dëgjuar më parë

14 Shtator 2020, 14:49 Nga DOSJA
Guardiola i fiksuar pas mbrojtësit të Atletico Madrid, City bën

BRITANI E MADHE- Mbrojtësi i Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez ka marrë një ofertë të parezistueshme për t’u bashkuar me Manchester City. 25-vjeçari nga Uruguai cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në botë dhe Atletico Madrid që zotëron kartonin e tij merr oferta tunduese për të cdo merkato.

Oferta e fundit vjen nga Premier League, specifikisht nga Manchester City, pas dëshirës së madhe të trajnerit Guardiola për ta patur nën urdhërat e tij 25-vjeçarin. Pep Guardiola e sheh Gimenez si fundin e problemeve që ka reparti i mbrojtjes së City.  Sipas mediave ndërkombëtare drejtuesit të City i kanë bërë një ofertë të marramendëse Atleticos duke i ofruar 89 milion euro dhe 5 milion euro në formë bonusesh. I gjithë transferimi do të kapte shifrën e padëgjuar më parë për një mbrojtës, 94 milion euro.

El Manchester City ofrece 89M€ al Atlético para fichar a Giménez https://t.co/3hjf6G9mas de @matallanas

— Jorge García (@JorgeGarciahAS) September 14, 2020


Oferta është tepër tunduese për klubin e Atleticos dhe do e kenë shumë të vështirë ta refuzojnë, edhe pse deri tani nuk kanë hequr dorë nga pretëndimi për ta lënë të lirë vetëm nëse paguhet klauzola prej 120 milion eurosh.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport jose maria gimenez oferte tunduese per atletico madrid jose maria gimenez oferte tunduese per atletico madrid

Sondazh

Poll