Sport

E shtuna e Kategorisë Superiore është protestë,nëse qeveria nuk reagon, klubet do të “xhunglojnë” topin para kryemini

14 Shtator 2020, 14:03 Nga DOSJA
E shtuna e Kategorisë Superiore është protestë,nëse

TIRANË-Superliga pritej të niste me datë 12, por bojkoti duket se do të vazhdojë deri në 21 shtator. Liga Profesioniste e Futbollit shqyrtoi ofertën e qeverisë për bisedime lidhur me 4 kërkesat e saj, për të cilat u bë bojkotimi i nisjes së Superligës, dhe sipas asaj që deklaroi pas mbledhjes, vendosi në mënyrë unanime. Presidenti i Apolonisë së Fierit, Koço Kokëdhima, e shprehu këtë qendrim. “Nuk kthehemi në fushë pa u plotësuar kërkesat që janë minimaliste, – tha ai, – i kanë vendet e rajonit, pra duam atë që është normale”.

Atëherë kur do të luhej edhe java e dytë e Superiores në një kohë normale dhe pa bojkot, futbollistët do të dalin në fushë si gjithmonë. Vetëm se këtë herë jo për të zhvilluar një përballje, por për të transmetuar një mesazh.Bëhet fjalë për skuadrat që do të zbresin në fushë,por pa pasur qëllim të luajnë e në shenjë proteste do të rikthehen në dhomat e zhveshjes.Ky është përshkallëzimi i parë i paralajmëruar i qendrimit të klubeve.

Por çfarë do të ndodhë nëse edhe pas kësaj date nuk do të kemi një përgjigje? Përshkallëzimi i protestave do të vijojë me presidentët dhe zyrtarët e klubeve që do të dalin me uniforma në bulevardin para kryeministrisë për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe ku do të kenë edhe topin e futbollit me vete, për të xhungluar në këtë mënyrë para institucionit që për ta konsiderohet “i shurdhët”.

Ekipet kanë kërkuar nga Qeveria uljen e TVSH-së në masën 6%, faljen e gjobave e detyrimeve tatimore, që efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat e lojtarëve të shtrihet në afatin kohor 2-10 vite dhe të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve e jo ky i tjetërsuari.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edi rama liga profesioniste superliga shqiptare edi rama liga profesioniste superliga shqiptare

Sondazh

Poll