Sport

Bonaventura në konferencë për shtyp: Largimi nga Milani ishte natyral. Fiorentina ekipi ideal për mua

14 Shtator 2020, 17:13 Nga DOSJA
Bonaventura në konferencë për shtyp: Largimi nga Milani ishte

ITALI-Ish-futbollisti i Milanit, Giacomo Bonaventura në një konferencë me ekipin e tij të ri, Fiorentinën u shpreh se ishte skuadra perfekte për të. Ai gjithashtu u ndal te ish-skuadra e tij duke thënë se nuk u mërzit me kuqezinjtë që nuk i ofruan një kontratë tëre pasi largimi nga atje ishte natyrshëm

“Kisha shumë oferta. Mora kohë për të vendosur për të ardhmen time dhe sapo mora ofertën e Fiorentinës pranova menjëherë, sepse besoj është klubi ideal për mua. Kur mora propozimin e Fiorentinës nuk e mendova gjatë. Nuk isha i mërzituir me Milanin që nuk më ofruan rinovimin,pasi e dija që në janar që do largohesha.

Ishte një largim natyral. Jam këtu për të ndihmuar të rinjtë, pak a shumë si Ibrahimoviç tek Milani”, tha Bonaventura.

JACK ⚜️ pic.twitter.com/5hyd1BbviA

— ACF Fiorentina English ? (@ACFFiorentinaEN) September 14, 2020


31-vjeçari italian u largua nga skuadra e Milanit këtë verë pas gjashtë vitesh pjesë e saj. Ai pati shumë kërkesa nga klubet Italiane si Torino, Verona dhe Benevento por te Fiorentina e ndjeu veten më mirë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollist i fiorentines giacomo bonaventura futbollist i fiorentines giacomo bonaventura

Sondazh

Poll