Sport

Lautaro Martinez përgatit “valixhet” për t’u transferuar në Spanjë, nuk është Barcelona destinacioni i tij

14 Shtator 2020, 13:39 Nga DOSJA
Lautaro Martinez përgatit “valixhet” për t’u

MILANO-Lautaro Martinez drejt Spanjës. Jo te Barcelona, por te Real Madrid. Nuk është thjesht një sugjerim për të trazuar ujërat, sepse është fakt që përfaqësuesit sulmuesit të Interit, në misionin e tyre spanjoll, përveçse në Barcelonë, kanë bërë një ndalesë edhe në Madrid, ku në mënyrë të papritur mësohet se kanë gjetur menjëherë marrëveshjen në parim me klubin mbretëror.Pas ndryshimit të qartë të kursit (vetëfinancim) të imponuar nga Kina, Zhang, Marotta dhe Ausilio në fund të fundit mund të sakrifikojnë Lautaron, për të financuar blerjen e francezit Kanté, sepse, për momentin, nuk po lëvizin Brozovic dhe Skriniar.

Shitja e sulmuesit argjentinas te Reali i jep mundësinë klubit zikaltër të rikuperojë 40 milionë euro të shpenzuara për Hakimin, kur efektet e krizës nuk ishin ende kaq të forta. Vlerësimi i përgjithshëm i Lautaros do të kalonte shifrën e 100 milionë eurove.

Një operacion i cili mund të përfshijë gjithashtu Jovicin, me kalimin e sulmuesit serb në huazim me të drejtën e blerjes nga Interi.“Toro” do të pranonte transferimin në “Bernabeu” me pagë 8 milionë euro në sezon, 2 milionë më pak nga ç’i ka premtuar Bartomeu, presidenti i Barcelonës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona inter lautaro martinez real madrid barcelona inter lautaro martinez real madrid

Sondazh

Poll