Politike

PROFIL/ Mori në dorë çelësat e Ministrisë së Arsimit, kush është Evis Kushi, deputetja që ka studiuar për Ekonomi, me

14 Shtator 2020, 17:03 Nga DOSJA
PROFIL/ Mori në dorë çelësat e Ministrisë së

TIRANË– Evis Kushi, personi që mori sot në duar çelësat e Ministrisë së Arsimit nuk është një emër i panjohur për publikun. Ajo ka lindur në Elbasan, por studimet i ka vijuar në Tiranë, në Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi gjatë viteve 1993-1997.

Në vitet 2003-2008, Kushi ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin “Profesor i Asociuar” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Evis Kushi ka një karrierë prej 15 vitesh si pedagoge. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Kushi është zgjedhur edhe deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 në Elbasan dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Nga sot, që rezultoi të ishte edhe dita e parë e shkollës, Kushi është në krye të Ministrisë së Arsimit. Deputetja zëvendësoi ministren Besa Shahini, e cila do të largohet përfundimisht nga Shqipëria. Me argumentin se nuk punon dot larg familjes, Shahini dorëzoi detyrën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike evis kushi evis kushi ministre arsimi evis kushi evis kushi ministre arsimi

Sondazh

Poll