Sport

Sirena angleze për Milot Rashicën, dy klubet e Premier League në luftë për sulmuesin anësor

10 Shtator 2020, 16:14 Nga DOSJA
Sirena angleze për Milot Rashicën, dy klubet e Premier League në

ANGLI-E ardhmja e Milot Rashicës mbetet ende e pasqaruar. Zërat e merkatos për sulmuesin vazhdojnë, megjithatë Werder Bremen nuk shqetësohet dhe pa iu plotësuar kërkesat financiarë nuk heq dorë nga shqiptari. Megjithatë, nga Premier League këmbëngulin për Rashicën, teksa së fundmi Aston Vila është e gatshme të shpenzojë deri në 25 milionë euro.Përveç kësaj, edhe ekipi i sapo ngjitur këtë sezon, Leeds është gati për të blerë Rashicën.

Një shifër e lartë, por mbetet të kuptohet nëse ky klub do të ketë fillimisht pëlqimin e vetë Rashicës e më pas të gjermanëve.Kujtojmë, se 24-vjeçari preferon një klub që luan në Ligën e Kampionëve. Një mundësi të cilën ia ofronte Leipzig, por për momentin kjo pistë duket sikur është lënë pas dore.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston villa leeds milot rashica aston villa leeds milot rashica

Sondazh

Poll