Politike

Tritan Shehu: Rama kërkoi të fshehë masakrën me ilaçet duke bojatisur godinën e Agjencisë së Barnave

9 Shtator 2020, 12:27 Nga DOSJA
Tritan Shehu: Rama kërkoi të fshehë masakrën me

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar vizitën që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Agjencinë Kombëtare të Barnave. Në një reagim në rrjetet sociale, Shehu thotë se Rama ka bërë një masakër me ilaçet dhe se puna e Agjencisë së Barnave është vetëm propagandë.  Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu shton se me qeverinë Basha, gjithçka do të ndryshojë.

POSTIMI I PLOTË I SHEHUT: 

Rama kerkoi te fshehe “masakren” ne farmaceutike duke “bojatisur” godinen e Agjensise se Barnave! Tashme me ate masaker dhe “mafien” e farmaceutikes duhet te merret SPAK. Cfaqja e sotme me rikonstruksionin e godines se asaj Agjensie, e vetmja ne Europe e pa akredituar, jashte kerkesave profesionale, kur cilesia e siguria e medikamenteve ne qarkullim tek ne, vecanerisht per zgjedhjet e para te listes eshte larg standarteve europiane, propagande boshe. Dhe kjo per listen me te shkurter e perqindjen me te ulet te rimbursdimit te atyre medikamenteve ne Kontinent, pavaresisht genjeshtrave si dhe te sot per “shendetesine falas”. Kjo agjensi mbetet vetem nje “zyre” e Ministrise, pa bashkepunim me agjensite si motra e EMA per rregjistrimet, farmakovigjilencen, efektet anesore, politikat medikamentoze te tregut etj, e qe nuk publikon on line as cmimet CIF te barnave apo dhe disa “leje”. Pra nuk jane “vetradat” qe mund te bindin kompanite e medha te mirenjohura te mos largohen nga tregu i yne sic po ndodh e te garantohet cilesia e barnave a materialeve ne nivelin europian, por do te jene:

—Baza e sigurise medikamentoze do te jete Ligji i ardheshem i bazuar te koncepti se “cilesia e siguria eshte paresore” e sanksionuar me divizen europiane “Liberalizim i kontrolluar”, pikerisht per te mbushur tregun me barna te origjines se sigurte te standarteve EMA, FDA etj te barazvlefshme e jo me medikamente te dyshimta.

—Siguria medikamentoze do te mbeshtet mbi “Vigjilencen farmaceutike”, me sistemin “Track and Trace” per te eliminuar importet paralele, “fake druges” etj, me detyrimin edhe te prodhuesve e operatoreve vendas per tu pajisur me certifikim nderkombetar per standartet europiane te GMP, GDP, GFP, etj, “molle” te ndaluara keto per ate Agjensi!

— Ajo do te lidhet me kualifikimin e personelit, goditjen e korrupsionit, bashkeveprimin me agjensite europiane, transparencen etj, deri me zgjerimin e listes se rimbursimit e rritjen ne vlere te tij, etj.

Kjo Qeveri, qe me ndryshimet ligjore te 2014 “shqeu portat” e me mekanizma te rrezikshem shkaterroi sigurine medikamentoze ne vend duke i hapur rrugen “kriminalizimit” te farmaceutikes, rrenoi elemetet sociale, sot kerkon te mashtroje shqiptaret me disa “bojra e pasqyra”, ashtu si kolonet silleshin me indigjenet dikur.
Ne fakt gabon, te gjithe e njohin realitetin e farmaceutikes sone, por qe me Qeverine Basha do te ndryshoje rrenjesisht!

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agjencia kombëtare e barnave edi rama tritan shehu agjencia kombëtare e barnave edi rama tritan shehu

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...