Politike

Zbulohen EMRAT, kush janë dy zv/ministrat e rinj të Drejtësisë, Gjonaj i beson dy juristëve vendin pas largimit të dyshimt

9 Shtator 2020, 12:17 Nga DOSJA
Zbulohen EMRAT, kush janë dy zv/ministrat e rinj të

TIRANË- Klajd Karameta, jurist dhe Adea Pirdeni, pedagoge e të Drejtës Publike, janë emëruar me vendim të Këshillit të Ministrave, zv.ministrat e rinj të Drejtësisë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Pirdeni e Karameta, zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish-zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020, për arsye personale.

Po të njëjtat burime, sqaruan se emërimi është bërë sot dhe pritet që në ditët në vijim dy zv.ministrat të marrin detyrën.

Dy zv.ministrat kanë eksperiencë prej vitesh në fushën e jurisprudencës, ndërsa emërimi i tyre vjen 8 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adea pirdeni etilda gjonaj klajd karameta zvministrat e drejtesise adea pirdeni etilda gjonaj klajd karameta zvministrat e drejtesise

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 11:28

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se...