Politike

“Drejtori i një shkolle në Kombinat është me COVID”/ Denoncimi i Albana Vokshit: Zhvilloi mbledhje me mësuesit dhe nxë

9 Shtator 2020, 09:16 Nga DOSJA
“Drejtori i një shkolle në Kombinat është me

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Voshki është shprehur në emisionin “Ditë e Re” në Ora News se një drejtor i një shkolle në Kombinat është i infektuar me COVID-19. Vokshi ka treguar më tej se kohët e fundit drejtori i shkollës ka zhvilluar edhe mbledhje me mësuesit dhe nxënësit.

Denoncime vijnë në mënyrë të vijueshme. Denoncimi që ka ardhur para dy ditësh është shqetësues. Një drejtor i njërës prej shkollave në Kombinat thuhet se është prekur nga Covid, ndërkohë që ai ka pasur mbledhje me mësues, me prindër. Nuk flitet për të. Drejtori është “zhdukur”, nuk dihet nëse ka Covid ndërsa mësuesve nuk u është bërë tamponi. Por kjo shkollë do të presë fëmijët pas 3-4 ditësh.”, tha ajo. 

Ndërkohë, ish-deputetja  nuk ka mbështetur zhvillimin e mësimit online. Tksa ka treguar edhe përvojën e saj me dy vajzat, ajo ka theksuar se hapja e shkollave duhet të shtyhet.

Kam dy vajza dhe jam marrë në mënyrë të dedikuar me mësimin online, ishte shumë i vështirë, kërkonte shumë mund, më duhet dhe mua të merresha me to. Unë nuk jam për mësimin online, jemi që fëmijët të shkojnë në shkolla se atje mund të bëhet mësimi. Fëmijët gjatë qëndrimit në shtëpi janë bërë të varur nga telefoni, po mbyllen në veten e tyre. Covid do të lërë shumë pasoja te gjithë ne. Jemi për mësimin fizik, ajo që kërkojmë është të merren masat, të mos cedohet. Më mirë ta shtyjmë disa ditë apo javë por ama të merren kushtet. Nuk kemi ujë në shkolla”, u shpreh ajo. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi mesimi online albana vokshi mesimi online

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...