Politike

“Rama asnjë testim për mësuesit në prag të nisjes së shkollës”/ Bardh Spahia zbulon rastin e nëndrejtoreshës së in

9 Shtator 2020, 10:09 Nga DOSJA
“Rama asnjë testim për mësuesit në prag të nisjes

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia përmes një statusi në Facebook ka denoncuar se një nën-drejtoreshë e një shkolle në Vaun e Dejës është e infektuar me COVID-19.

Sipas deputetit nëndrejtoresha e infektuar ditët e fundit ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Ai tregon më tej se mësuesit vijojnë të shkojnë në shkolla sikur nuk ka ndodhur gjë. Madje, sipas tij nuk u janë marrë as tamponët.

STATUSI I PLOTË
ERTV propaganda dhe “gazetari” Edi Rama na thonë se gjithcka është gati për nisjen e vitit të ri shkollor, edhe pse minimumi, nuk është testuar asnjë arsimtar!!! Denoncimet që vijnë nga shkolla Lac-Vau i Dejës, thonë se nëndrejtoresha e kësaj shkolle është prekur me Covid dhe dy ditë më parë ka qenë në një ekskursion të oganizuar me drejtorin dhe gjysmën e mësuesve të kësaj shkolle. Të gjithë paraqiten në punë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, madje edhe pa masa mbrojtëse!!! Dhe pas pak ditësh do presin nxënësit për fillimin e shkollës! Kjo është një kronikë që nuk del në ERTV natyrisht, por tregon nivelin skandaloz të të zgjedhurve të Edi Ramës si në krye të shkollave, ashtu edhe në drejtoritë arsimore! Kjo është GATISHMERIA të cilën e propagandojnë cdo ditë! Papërgjegjshmëri që rrezikon shëndetin e fëmijëve!

Ndërkohë edhe ish-deputetja, Albana Voshki ka denoncuar se një drejtor i një shkolle në Kombinat është i infektuar me COVID-19. Sipas Vokshit, kohët e fundit drejtori i shkollës ka zhvilluar edhe mbledhje me mësuesit dhe nxënësit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bardh spahia koronavirusi ne shqiperi bardh spahia koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...