Politike

Deklarata e Shahinit për largimin/ Kryemadhi: Duhet të përgjegjësi për ato që ka bërë në Ministrinë e Arsimit, pastaj

9 Shtator 2020, 09:35 Nga DOSJA
Deklarata e Shahinit për largimin/ Kryemadhi: Duhet të

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratës së ministres së Arsimit, Besa Shahini, se do të largohet nga Shqipëria sapo të përfundojë mandatin. Ajo deklaroi se Shahini nuk duhet të japë vetëm dorëheqjen, por të mbajë përgjegjësi që të gjitha ato që ka bërë në Ministrinë e Arsimit.

Ajo deklaroi me tej se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI.

“Në besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!”, u shpreh kryetarja e LSI.

Ky reagim i Kryemadhi vjen dy ditë pasi ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës.  Shahini theksoi se  se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini besa shahini jep dorëheqjen monika kryemadhi besa shahini besa shahini jep dorëheqjen monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...