Politike

Socialistët do të mblidhen çdo javë deri më 25 prill/ Balla jep detaje: Çdo qytetar do të na vlerësojë përmes një kan

9 Shtator 2020, 09:14 Nga DOSJA
Socialistët do të mblidhen çdo javë deri më 25 prill/

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se Partia Socialiste do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve çdo javë, deri më 25 prill, ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. 

Balla shtoi se Partia Socialiste do të ngrejë gjithashtu një kanal, nga ku qytetarët do të vlerësojnë performancën e çdo deputeti apo ministri. Përpara gazetarëve, pas mbledhjes me drejtuesit politikë në qarqe, Balla u shpreh se sot i kanë dorëzuar kryeministrit edhe një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët.

Interesimi juaj dhe i qytetarëve është pa dyshim këtu ku është e sotmja dhe e ardhmja. Së pari dua t’ju them se ky takim i përjavshëm do të vijojë deri më 25 prill. Diskutuam mbi çështjet organizative. I dorëzuam kryeministrit një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët. Diskutuam për krijimin e një kanali komunikimi virtual me anëtarësinë e partisë, për të vlerësuar performancën e çdo deputeti dhe çdo ministri. Ky kanal do të jetë i dedikuar për kontributin e çdo qytetari. Janë ata që e vlerësojnë dhe kontribuojnë në përmirësimin tonë. E mirëpresim,”– u shpreh Balla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...