Politike

“Depolitizuam procesin e ndyrë të emërimeve në shkolla”/ Balla flet pas largimit të Shahinit: Gjithkush rekrutohet sipa

9 Shtator 2020, 09:39 Nga DOSJA
“Depolitizuam procesin e ndyrë të emërimeve në

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka komentuar lëvizjet  më të fundit në politikën shqiptare. Pas mbarimit të dy orë mbledhjeje kokë më kokë me kryeminsitrin Edi Rama dhe drejtuesit politikë në qarqe, Balla u pyet për largimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit dhe nga Shqipëria.

Duke mos iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Balla tha se PS-ja ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar, duke e depolitizuar procesin e ndyrë të emërimeve në shkolla

Atëherë…. Partia Socialiste ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar, duke e depolitizuar procesin e ndyrë të emërimeve në shkolla. Ka ikur koha që ikën një drejtor arsimi dhe vjen një tjetër. Kjo është e vulosur në ligjin për arsimin parauniversitar dhe mësuesit rekrutohen sipas meritës,”- tha Balla.

Ndërsa, përsa i përket largimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si drejtues politik nga Lezha, Balla tha se kjo gjë nuk erdhi nga mungesa e përformancës.

Ne kemi…atëherë..(pyesin gazetarët sërish), PS-ja ka në mënyrë të vazhdueshme ka bërë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Nuk dua të lë këtu asnjë lloj ekuivoku në përgjigje…. Kjo nuk ka të bëjë aspak me performancën e Sandër Lleshajt si drejtues politik. Ai është një ministër shumë i mirë që ka performuar shumë mirë. Përsa i përket Lezhës, Partia Socialiste do të marrë katër mandate,”– tha Balla.

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot drejtuesit politikë të qarqeve për të dhënë porositë e prera për ditën e zgjedhjeve, 25 prill. Tashmë, socialistët do të mblidhen çdo javë, deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Rama është treguar i prerë duke kërkuar 74 mandate, ndërsa struktura e FRESSH do të riformatohet. Kryeminsitri kërkoi nga të vetët dalje në terren dhe punë për të fituar mandatin e tretë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla rama mbledh drejtuesit ne seli taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...