Politike

“Barkderrat”/ Sandër Lleshaj me kërkesa të veçanta: Policët në moshë dhe që nuk janë në formë fizike të hapin rr

9 Shtator 2020, 10:05 Nga DOSJA
“Barkderrat”/ Sandër Lleshaj me kërkesa të

TIRANË-Ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha sot se të gjithë policët me probleme fizike duhet të largohen nga Policia e Shtetit.

“Do ta modernizojmë trupën e policisë. Ata për arsye moshe apo fizike do të duhet të largohen, do të trajtohen në kushte të njëjta sikur të ishin, por thjesht duhet të hapim rrugë, që të rinjtë të marrin rol në Policinë e Shtetit. Në një studim të fundit për programin e policimit në komunitet, nga sondazhi për nivelin e vlerësimit publik për policinë dhe sigurinë, rezulton se vlerësimi pozitiv për policinë është në nivele të larta historike, mbi 62% besojnë te policia dhe roli i saj. 75% beson se është i sigurt kur udhëton edhe natën në qytet apo fshat”, tha Lleshaj, nga ceremonia e prezantimit të forcave “Shqiponja” në Lezhë.

Lleshaj tha gjtihashtu se OFL është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale, ndërsa njësia E dhe K, janë për të goditur të tjera krime.

“Kemi shtuar njësinë ‘E’ kundër krimit ekonomik. Njësia ‘K’ ka për detyrë kapjen e atyre që i janë shmangur drejtësisë. Kjo është një shtysë për t’i gjetur kudo që janë, për t’i vendosur para drejtësisë. Njësia ‘K’, kapjes së personave në kërkim do të funksionojë në bashkëpunim me homologët. Njësia ‘I’ është e inteligjencës. Njësia ‘C’ merret me luftën kundër krimit kompjuterik. Këtu kemi nevojë për djem dhe vajza në fushën e informatikës, i ftoj që të bashkohen në luftën kibernetike. Së fundmi njësia OFL, që është krijuar për të goditur pasuritë e vendosura në rrugë kriminale. Në Shqipëri krimi ka marrë një farë goditje, por jo përherë pasuritë e tyre janë prekur. OFL synon që, të marrë pasuritë e vëna në rrugë kriminale atyre që i kanë ngritur mbi gjakun e të tjerëve”, tha ai.

Kjo është hera e disatë që Lleshaj paralajmëron një pastrim në radhët e Policisë së Shtetit. Më herët, Lleshaj ka thënë se policët “barkderra” do të vendosen në zona më pak të dukshme, për t’ja lënë zonat e nxehta policëve të rinj.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike policet barkderra sander lleshaj policet barkderra sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...