Politike

9 Shtator 2020, 11:28 Nga DOSJA

TIRANË-Ish-deputetja e Partisë Demraktike, Jozefina Topalli në një intervistë për Report Tv ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha. Topalli ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk ikën nga drejtimi i partisë, Edi Rama do të marrë mandatin e tretë.

Ajo theksoi më tej se pasuria e Lulzim Bashës është shumë e paqartë dhe se 1 vit para zgjedhjeve Basha shtoi vilat e tij.

“ Pasuria e Bashës është shumë e paqartë, ai një vit para zgjedhjeve shton vilat. Basha duhet të bëjë transparencë për pasurinë e tij. Në PD duhet të lider i pakorruptuar dhe që sjell besim.  Nëse Basha nuk ikën nga drejtimi i PD-së, Rama merr mandatin e tretë. Unë nuk luftoj për karrigen e deputetit”, u shpreh Jozefina Topalli.

Ndërsa përsa i përket koalicionit me LSI-në, Topalli tha se pa pushtet moral nuk vinë votat.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli lulzim basha jozefina topalli lulzim basha

Sondazh

Poll