Aktualitet

Zjarr në varrezat e Mesopotamit në Sarandë, flakët rrezikuan monumentet e kulturës

9 Shtator 2020, 11:54 Nga DOSJA
Zjarr në varrezat e Mesopotamit në Sarandë, flakët rrezikuan

SARANDË– Një zjarr ka përfshirë varrezat e Mesopotamit në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, pranë zonës pranë Kishës historike. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, flakët kanë përfshirë hyrjen e varrezave, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe kthimin në normalitet të situatës. Nëse zjarri dotë kishte avancuar, dëmet do të ishin fatale. Ndërkohë shkaqet e flakëve nuk dihen ende.

Varrezat e Mesopotamit janë monument kulture të Shën Nikollës. Kisha e Shën Nikollës është një monument i trashëgimisë kulturore në Finiq të Sarandës. 

Pas disa javëve, Shqipëria është sërish nën pushtetin e flakëve. Nga jugu në veri janë kthyer vatrat e zjarrit duke shkrumbuar 2 banesa në Lushnje dhe duke rrezikuar 10 të tjera pranë fshatit Bubq. Zjarrfikëset janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sarande shqiperia ne flake zjarr ne mesopotam sarande shqiperia ne flake zjarr ne mesopotam

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 11:29

DURRËS– Urgjenca e Spitalit të Durrësut është përfshirë ngë flakët për herë të katërt. Mësohet se paraditen e sotme, për shkak të shpërthimit të një kabine...