Aktualitet

40 të infektuar në total/ Burgu i Shënkollit kthehet në spital për të sëmurët me Covid-19, do të trajtohen të gjithë

9 Shtator 2020, 10:41 Nga DOSJA
40 të infektuar në total/ Burgu i Shënkollit kthehet në

LEZHË– Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në një spital ku do të trajtohen të gjithë të dënuarit e prekur me Covid-19. Mësohet se në këto ambiente, janë transferuar edhe 10 të dënuarit, që po vuanin dënimin në burgun e Drenovës, pasi kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Tashmë, në total, 40 të infektuar, do të trajtohen në burgun e Shënkollit, që do të shërbejë si spital. Ambienti do të ketë mjekë, infermierë më të shtuar, pajisje mjekësore me të gjitha masat e marra për kurimin e Covid-19 dhe mbrojtjen e personelit mjekësor nga ky virus.

Ndërkohë, një nga të infektuarit në burgun e Drenovës ka ndërruar jetë. Ai ishte shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pasi rezultoi i infektuar, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ka ndërruar jetë.

Në total, në Shqipëri ka shkuar në 321. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u raportua zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërkohe 147 të tjerë rezultuan pozitiv me Covid-19.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i shenkollit burgu i shenkollit kthehet ne spital lezhe burgu i shenkollit burgu i shenkollit kthehet ne spital lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 08:54

TIRANË- Xhetan Ndregjoni, daja i Evës 14-vjeçe dhe Endrit 12-vjeç,  të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri,  kërkon n...