Shënohet viktima e parë në burgje, i infektuari me Covid-19 ndërron jetë tek spitali “Shefqet Ndroqi”
9 Shtator 2020, 10:33Nga DOSJA
KORÇË– Një i burgosur që po vuante dënimin në burgun e Drenivës, ka ndërruar jetë.
Mësohet se i burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte dërguar tek spitali “Shefqet Ndroqi”, për një mjekim më të specializuar, por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ka ndërruar jetë.
Aktualisht si spital Covid për të dënuarit është kthyer burgu i Shënkollit, Aty po trajtohen 40 persona të tjerë të dënuar që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 10 prej të cilëve u transferuan mëngjesin e sotëm nga burgu i Drenovës.
Në total, në Shqipëri numri i viktimave ka shkuar në 321. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, u raportua zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 2 pacientë, ndërkohe 147 të tjerë rezultuan pozitiv me Covid-19.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u vu në pranga gjatë operacionit të policisë “Volvo 4” ka kërkuar që gjykata të ndryshojë m...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 4 të dënuarve për drogë dhe rrëmbin personi. Mësohet se në sitën e OFL-...
KORÇË- Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së...
SHIJAK- Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga s...