Aktualitet

Sherr për një vajzë në Berat! Minoreni tërheq zvarrë 19-vjeçarin dhe e pret në fyt me varëse, vihet në pranga

9 Shtator 2020, 11:05 Nga DOSJA
Sherr për një vajzë në Berat! Minoreni tërheq

BERAT– Një 19-vjeçar ka përfunduar i plagosur dhe në gjendje të rëndë, pas një sherri masiv të ndodhur në qytetin e Beratit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mesantës së kaluar. Dy grupe djemsh të rinj, të cilët ndodheshin në një lokal dhe po konsimonin pije alkoolike.

Mësohet se fillimisht, të rinjtë, pasi njëri nga njëra palë kishte ngacmuar të dashurin e një djali të palës tjetër, janë konfliktuar me fjalë. Por pas konflitit verbal, sherri ka agrvuar në përdorimin e grushteve dhe shkelmave. Madje, një nga djemtë, e ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin me inicialet S.D, duke e kapur nga varësja që mbante në qafë, dhe i ka shkaktuar atij prerje të shumta në fyt. I plagosuri ka shkuar me urgjencë në spital dhe është future në sallën e operacionit.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, grupi hetimor, ka mbledhur kamerat e sigurisë, dhe pas marrjes së dëshmisë së të plagosurit, ka bërë të mungur, arrestimin e minorenit R.H., 17-vjeç. Ky akuzohet se ka tërhequr zvarrë 19-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 19 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat sherr mes te rinjve ne berat berat sherr mes te rinjve ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 08:54

TIRANË- Xhetan Ndregjoni, daja i Evës 14-vjeçe dhe Endrit 12-vjeç,  të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri,  kërkon n...