Aktualitet

Arben Ndoka kërkon zëvendësim mase, dërgon avokatin Maks Haxhia në seancë, GJKKO-ja: Duhet të vish vetë

9 Shtator 2020, 10:28 Nga DOSJA
Arben Ndoka kërkon zëvendësim mase, dërgon avokatin Maks

TIRANË– Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u vu në pranga gjatë operacionit të policisë “Volvo 4” ka kërkuar që gjykata të ndryshojë masën për të nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është depozituar nga avokati i Ndokës, Maks Haxhia pranë GJKKO.

Ndërkohë, Gjykata deklaroi se ish-deputeti Ndoka duhet të jetë vetë i pranishëm, ose të japë prokurorën për të kërkuar zëvendësim mase.

Arben Ndoka aktualisht nën masën arrest shtëpie. Ai u arrestua në tetor të vitit 2018. Ndoka akuzohet për gjatë “falsifikim dokumentesh” dhe “tjetërsim pronash”.

Si u zbulua ish-deputeti dhe operacioni “Volvo 4”

Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka.  Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD.

Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA. Kryeministri Edi Rama, i ka quajtur këto përgjime si shkëputje nga konteksti, duke arsyetuar se akuzat e PD bazohen vetëm tek një “Alo Niçe”, alibi kjo që u përdor edhe sot nga Astrit Avdylaj në gjykatë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben ndoka arben ndoka ne gjkko operacioni volvo 4 arben ndoka arben ndoka ne gjkko operacioni volvo 4

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 08:54

TIRANË- Xhetan Ndregjoni, daja i Evës 14-vjeçe dhe Endrit 12-vjeç,  të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri,  kërkon n...