Aktualitet

Braktisi mjetin me klandestinë, arrestohet 37-vjeçari në Pogradec, si tentoi t’i shpëtonte policisë

9 Shtator 2020, 09:49 Nga DOSJA
Braktisi mjetin me klandestinë, arrestohet 37-vjeçari në

POGRADEC-Policia e Pogradecit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale D.M, pasi u kap duke transportuar 2 klandestinë. 37-vjeçari u pikas nga uniformat blu teksa ishte duke ecur me makinën tip  ”Opel Zafira” në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Fillimisht ai nuk iu bind urdhërit për të ndalur dhe pak minuta më vonë braktisi dhe mjetin me 2 klanestinë. Por, ai u arrestua pak minuta më vonë dhe u zbulua se nuk kishte as patentë.

Njoftimi: 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, vihet në pranga një shtetas. Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 37 vjeç, banues në Shijak.

Forcat e policisë, kanë konstatuar në hyrje të qytetit të Pogradecit, një mjet tip “Opel Zafira”, me drejtues 37-vjeçarin, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte pasi kishte dyshime se po transportonte emigrantë të paligjshëm. Shtetasi i mësipërm, i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin me 2 emigrantë të paligjshëm në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec dhe më pas është ndjekur, kapur dhe prangosur.

Në vijim të veprimeve hetimore, filloi procedimi penal edhe ndaj shtetasit G. S., 41 vjeç, banues në Durrës, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37-vjeçari në pogradec arrestohet 37-vjeçari në pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 08:54

TIRANË- Xhetan Ndregjoni, daja i Evës 14-vjeçe dhe Endrit 12-vjeç,  të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri,  kërkon n...