Aktualitet

9 Shtator 2020, 11:29 Nga DOSJA

DURRËS– Urgjenca e Spitalit të Durrësut është përfshirë ngë flakët për herë të katërt. Mësohet se paraditen e sotme, për shkak të shpërthimit të një kabine elektrike në repartin e grafisë. Brenda pak minutash, zjarri ka pushtuar të gjitha dhomat dhe era e djegies së kabllove ka filluar të asfiksojë pacientët.

Të gjithë pacientët që ishin shtruar në repartin e Urgjencës po evakuuohen për në një tjetër godinë brenda spitalit Rajonal. Zjarrfikësit dhe forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.


Kjo është hera e katërt që digjet ky spital. Më herët, në janar të këtij viti, një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet bëri që një zjarr i madh të përfshinte repartin e neurologjisë, dhe më pas vijoi deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Dy herët e tjera, spitali është djegur në vitin 2013 dhe në vitin 2015. Sërish shkak është bërë shpërthimi elektrik për nga mbingarkesa. Herën e parafundit, në janar të këtij viti, prokuroria nisi dhe hetimet duke parë herët e shumta që flakët përfshinin këtë godinë, por siç duket ende nuk ka gjetur ndonjë fajtor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet spitali i durresit spitali i durresit urgjenca e durresit digjet spitali i durresit spitali i durresit urgjenca e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2020, 08:54

TIRANË- Xhetan Ndregjoni, daja i Evës 14-vjeçe dhe Endrit 12-vjeç,  të cilët ndodhen prej rreth 7 vitesh në zonën e luftës në Siri,  kërkon n...