Aksident i rëndë në Londër/ Hidhen në ajër disa metra, momenti kur tre shqiptarët shpëtojnë për mrekulli
9 Shtator 2020, 11:00Nga DOSJA
LONDËR– Tre shqiptarë kanë shpëtuar për mrekulli nga një aksident spektakolar që ka ndodhur në Londër dy ditë më parë.
Pamjet e siguruara nga Abc News tregojnë qartë se tre shqiptarët, njëri nga Shqipëria e mesme, dhe dy të tjerët nga zona e veriut, kanë ndalur makinën e tyre duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa një mjet i vjen përballë dhe dy të rinjtë hidhen në ajër disa metra.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për Abc News, njëri nga tre të rinjtë ja hedh pa asnjë pasojë nga aksidenti ndërsa dy të tjerët me dëme por për fat pa rrezikuar jetën.
Njeri nga të rinjtë është dërguar në spital dhe ka dalë pas 24 orësh, ndërsa tjetri sot i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar frakturë në njërën nga duart.
Makina e tre të rinjve që u godit nga mjeti tjetër është ndarë në mes si pasojë e goditjes së fortë, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e braktisi makinën por pas ndjekjes nga ana e policisë londineze u arrestua pak minuta më vonë.
Ai nuk është shtetas britanik por një emigrant në Angli shtetësia e të cilit nuk bëhet publike.
LEZHË– Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në një spital ku do të trajtohen të gjithë të dënuarit e prekur me Covid-19. Mësohet se në këto ambiente, j...
KORÇË– Një i burgosur që po vuante dënimin në burgun e Drenivës, ka ndërruar jetë.Mësohet se i burgosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i...
TIRANË– Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u vu në pranga gjatë operacionit të policisë “Volvo 4” ka kërkuar që gjykata të ndryshojë m...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 4 të dënuarve për drogë dhe rrëmbin personi. Mësohet se në sitën e OFL-...
KORÇË- Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së...
SHIJAK- Edhe pse banesa e dëmtuar e Shpëtim Dollakut në qytetin e Shijakut është vlerësuar me DS3 nga komisioni vlerësues, ai ende nuk ka marrë asnjë lekë nga s...