Politike

“Rezistenca e parë kundër komunizimit”/ Basha kujton kryengritjen e Postribës: Betejën e tyre për Shqipërinë Europian

9 Shtator 2020, 07:19 Nga DOSJA
“Rezistenca e parë kundër komunizimit”/ Basha kujton

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot kryengritjen e Postribës, ngjarje kjo që ndodhi në shtator të 1946. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shprehet se kryengritja e Postribës ishte rezistenca e parë kundër komunizimit, e cila pasoi me pushkatimin e dhjetëra personave. Ai shprehet më tej se betejën e tyre për një Shqipëri Europiane do ta përundojmë së bashku.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës!”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së popullit shqiptar kundër diktaturës dhe përpjekjen mbarëkombëtare për t’u bashkuar me familjen europiane së cilës i përkasim.

Si çdo përpjekje për t’u larguar nga kthetrat e regjimi famëkeq komunist, kryengritja e Postribës shënoi edhe një plagë e dhimbshme në trupin e kombit tonë. Shtypja e saj e përgjakshme nga makineria terroriste e regjimit të Enver Hoxhës, do të mbahet mend gjatë për dhimbjen dhe shkretimin e familjeve të rëndësishme të elitës shoqërore, intelektuale e morale të Shqipërisë, si familjet e Jup Kazazit, Osman Haxhisë, Idriz Tahirit e Abdullah Sahitit.

Vetëm në ditët e para të kryengritjes komunistët pushkatuan pa gjyq 28 vetë në Postribë. Pushkatimet dhe përndjekjet u shtrinë edhe në Shkodër, Mirditë, Pukë dhe Malësi të Madhe. Mbi 60 personave u mori jetën regjimi komunist. Dhjetëra të tjerë u dergjën burgjeve dhe lanë eshtrat në galerat e errëta ku u shtrënguan të punojnë të uritur dhe të etur. Mijëra të tjerë vuajtën dënime të padëgjuara me burgim, tortura në hetuesitë e regjimit dhe dhimbje për vitet e vjedhura dhe familjet e humbura një herë e përgjithmonë.

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës!

Kryengritja e Postribës është njohur si lëvizjë e parë anti komuniste në Shqipërinë e cila sapo ishte vendosur nën rregjimin e komunistëve. Ajo nisi në shtator të vitit 1946 dhe pasoi me shumë vrasje dhe internime.  Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat komuniste të shumta në numër në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kryengritja e postribës lulzim basha kryengritja e postribës lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...