Politike

Zbardhen DETAJE/ Rama i prerë me drejtuesit politikë në qarqe: Synojmë 74 mandate, FRESSH nis nesër riformatimin

9 Shtator 2020, 09:04 Nga DOSJA
Zbardhen DETAJE/ Rama i prerë me drejtuesit politikë në qarqe:

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet me drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. Burime brenda selisë, bëjnë me dije për Dosja.al se kryeministri ka vendosur të shtyjë pa afat mbledhjen e Asamblesë Socialiste, e cila ishte lënë që të zhvillohej më datë 11 shtator.

Tashmë, nuk dihet se kur mund të mblidhet. Ndërkohë, Rama është treguar i prerë me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, duke kërkuar që ata të dalin në terren dhe të mbajnë kontaktem e elektiratin. Struktura e të rinjve socialistë, FRESSH, od të nisë nesër formatimin, për të sjellë emra të rinj për fushatën elektorale. Kryeministri ka qenë i qartë: Dua 74 mandate!

“Synojmë 74 mandate. Dilni në terren, mbani kontaktet me elektoratin për të kërkuar një mandat të tretë. FRESSH nis nesër formatimin. Shtyhet pa afat të caktuar. Asambleja e PS-së nuk mblidhet të premten,”- mësohet të jetë shprehur Rama. 

Takimi nisi sot rreth orës 09:00 dhe mbaroi në orën 11:00.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli

Sondazh

Poll

Politike 9 Shtator 2020, 06:59

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu...