Aktualitet

Ndezi zjarr në pronën e tij, por dogji edhe ullishtet e komshiut, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë

9 Shtator 2020, 08:03 Nga DOSJA
Ndezi zjarr në pronën e tij, por dogji edhe ullishtet e komshiut,

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 65-vjeçarin me iniciale A.U, i cili akuzohet për zjarrvënie. Uniformat blu bëjnë me dije se 65-vjeçari kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, por ai doli jashtë kontrollit dhe dëmtoi edhe ullishtet e komshiut.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet në kohë rekord nga Komisariati i Policisë Nr. 6, zjarrvënia në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë. Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. U., 65 vjeç, banues në Pezë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 65-vjeçari në tiranë shqiperia ne flake arrestohet 65-vjeçari në tiranë shqiperia ne flake

Sondazh

Poll