Aktualitet

Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i të infektuarve me COVID

9 Shtator 2020, 08:18 Nga DOSJA
Rëndohet situata në burgun e Drenovës, shkon në 10 numri i

KORÇË- Shkon në 10 numri i të infektuarve me koronavirus në burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se së fundmi kanë rezultuar të infektuar dhe 2 të burgosur të tjerë.

Mësohet të gjithë të burgosurit e infektuar janë dërguar në Lezhë, por nuk dihet saktësisht nëse bëhet fjalë për burgun e Shën Kollit të kthyer në covid, apo ndonjë vend tjeter. Të njëjtat burime thanë se numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshave mbi 55 vjeç.

Ndërkohë edhe më herët janë konfirmuar me koronavirus  disa zyrtarë dhe të burgosur të burgut “313” në Tiranë. Të burgosurit që u infektuan më herët morën mjekim në spitalin e Burgut dhe disa prej tyre u vetëizoluan në qeli.

Sakaq, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se dje, se kanë humbur jetën edhe 2 pacinetë të tjerë, ndërsa në total numri i viktimave ka shkuar në 321.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i drenoves koronavirusi ne shqiperi burgu i drenoves koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll