Politike

9 Shtator 2020, 06:59 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe në selinë rozë në kryeqytet. Në orën 09:00, Edi Rama, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dhe të gjithë drejtuesit e PS-së nëpër qarqe, u mblodhën në seli për të dëgjuar porositë e prera të numrit Një të Qeverisë në lidhje me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 që di të zhvillohen më 25 prill.

Burime brenda selisë, bëjnë me dije për Dosja.al se kryeministri ka vendosur të shtyjë pa afat mbledhjen e Asamblesë Socialiste, e cila ishte lënë që të zhvillohej më datë 11 shtator. Tashmë, nuk dihet se kur mund të mblidhet. Ndërkohë, Rama është treguar i prerë me drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe, duke kërkuar që ata të dalin në terren dhe të mbajnë kontaktem e elektiratin. Struktura e të rinjve socialistë, FRESSH, od të nisë nesër formatimin, për të sjellë emra të rinj për fushatën elektorale. Kryeministri ka qenë i qartë: Dua 74 mandate! 

Synojmë 74 mandate. Dilni në terren, mbani kontaktet me elektoratin për të kërkuar një mandat të tretë. FRESSH nis nesër formatimin. Shtyhet pa afat të caktuar. Asambleja e PS-së nuk mblidhet të premten,”- mësohet të jetë shprehur Rama.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, u shpreh se Partia Socialiste do të mbledhë drejtuesit politik të qarqeve çdo javë, deri më 25 prill, ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet. Balla shtoi se Partia Socialiste do të ngrejë gjithashtu një kanal, nga ku qytetarët do të vlerësojnë performancën e çdo deputeti apo ministri. Balla u shpreh se sot i kanë dorëzuar kryeministrit edhe një përmbledhje të vlerësimeve që burojnë nga qytetarët.

Ndërkohë, më tej, ai ka komentuar lëvizjet më të fundit në politikën shqiptare. Balla u pyet për largimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit dhe nga Shqipëria. Duke mos iu përgjigjur pyetjes në mënyrë të drejtëpërdrejtë, Balla tha se PS-ja ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar, duke e depolitizuar procesin e ndyrë të emërimeve në shkolla. Ndërsa, përsa i përket largimit të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj si drejtues politik nga Lezha, Balla tha se kjo gjë nuk erdhi nga mungesa e përformancës.

Mbledhja e sotme erdhi pas ndryshimeve të bëra me drejtuesit politik, pas dy takimeve që u zhvilluan në qytetin e Elbasanit. Në Shkodër u caktua Ilir Beqaj, në Lezhë ish-ministrja Lindita Nikolla, ndërsa në Durrës, kryeministri i mori vetë frenat në duar.

Drejtuesit politikë në qarqe janë:

TIRANË- Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati

DURRËS- Kryeministri Edi Rama (përkohësisht)

ELBASAN- Taulant Balla

FIER- Gramoz Ruçi

BERAT- Blendi Klosi

KORÇË- Niko Peleshi

VLORË- Damian Gjiknuri

GJIROKASTËR- Bledi Çuçi

LEZHË- Lindita Nikolla

DIBËR- Olta Xhaçka

KUKËS- Safet Gjici

SHKODËR– Ilir Beqaj

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli edi rama rama mbledh drejtuesit ne seli

Sondazh

Poll