Aktualitet

Gjykata e Tiranës lë në qeli terroristen shqiptare, Lubjana Gjecaj: Doja të shkoja të kryeja dënimin, por Italia s’më l

8 Shtator 2020, 08:56 Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës lë në qeli terroristen shqiptare, Lubjana

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 43-vjeçaren Lubjana Gjecaj, e cila është e dënuar në Itali për terrorizëm. Para togave të zeza 43-vjeçarja ka thënë se ka dashur që të vuajë dënimin në Itali, por nuk është lejuar nga shteti italian. Ajo ka theksuar se do të bëjë një kërkesë që dënimin ta vuajë në Shqipëri, jo në Itali.

“Kam djeni për dënimin ndaj meje në Itali. Kam dashur të shkoj për të vuajtur dënimin, por nuk më ka lejuar shteti italian. Do të bëj kërkesë që të vuaj dënimin këtu. Kërkoj një mase më të lehtë pasi kam fëmijë, tre vjeç dhe vjehrrën të sëmurë.”, mësohet të ketë thënë ajo para togave të zeza.

Gjecaj u arrestua 3 ditë nga Policia e Tiranë, për llogari të shtetit italian. Ajo pritet të ekstradohet drejt Italisë,për t’u përballur me drejtësinë atje.

43-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal terrorist, që kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik.

Pas 8 muajve hetime në 2014, në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnje të Shqipërisë, 10 persona ranë në pranga (4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez).  Pjesë e këtij grupi ishin edhe Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi dhe Arta Kakabuni.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet terroristja ne tirane lubjana gjecaj arrestohet terroristja ne tirane lubjana gjecaj

Sondazh

Poll