Trafikanti shqiptar i drogës bie në kurthin e policisë, si u arrestua 37-vjeçari përmes Instagram-it
8 Shtator 2020, 08:22Nga DOSJA
ITALI– Dia në bashkëpunim me autoritetet policore britanike dhe gjermane kan vënë nën pranga dy trafikantët e drogës, një 37-vjeçar shqiptar dhe një 43-vjeçar italian të cilët i shpëtuan arrestimit qershorin e kaluar.
Dy trafikantë ndërkombëtarë të drogës, të cilët i shpëtuan arrestimit muajt e fundit, u arrestuan në Angli dhe Gjermani nga Dia di Bari, Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia, në bashkëpunim me autoritetet policore Britanike dhe Gjermane.
37-vjeçari shqiptar është identifikuar si H.E, i cili u arrestua pranë aeroportit të Londrës “Heathrow” nga policia e New Scotland Yard.
Siç shkruajnë mediat italiane kapja ndodhi pas identifikimit të profilit të tij të fshehtë në rrjetin social ‘Instagram’, përmes të cilit ai u nxit së pari të pranonte kontakte në internet nga një llogari fiktive, krijuar posaçërisht nga hetuesit e DIA-s dhe i atribuohet një vajze inekzistente shqiptare.
Përmes kominikimit në Instagram u la një takim me vajzën e rreme, por ishte policia që e prangosi, ndërsa pritet që të ekstradohet në Itali ditët e ardhshme.
I arrestuari i dytë është një italian 43 vjeçar, i cili u arrestua nga policia gjermane është ekstraduar më shpejt dhe tashmë ndodhet në burg.
TIRANË- Mëngjesin e sotëm drejtuesi i SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtarë të Hetimit Aida Hajnaj kanë pritur në një takim ambasadoren e SHB...
DURRËS- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularët tre të dënuarve të për prodhim dhe trafik droge. Mësohet se në sitën e OFL-së janë Afrim Ke...
TIRANË-Kombinati i Njësinë Administrative nr 6, është një nga zonat më të prekura në Tiranë nga të dy tërmetet e vitit të kaluar. Që atëherë, pas 9 muajsh ...
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Edmond Leka ka fituar betejën me koronavirusin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Leka shkruan se ai tashmë ësht...
TIRANË– Ish-deputeti socialist Gjetan Gjetani ka folur për herë të parë, pasi vjehrri i tij, Hasan Mira, u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i spi...