Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari në Korçë
8 Shtator 2020, 07:09Nga DOSJA
KORÇË– Një 40-vjeçar, me inicialet A.R., banues në Laprakë, Tiranë, ka rënë në pranga e policisë.
Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari është kapur në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ai është arrestuar, ndërsa emigrantët janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
Njoftimi i policisë Korçë. Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë. Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
(F.M/DOSJA.AL)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste Edmond Leka ka fituar betejën me koronavirusin. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Leka shkruan se ai tashmë ësht...
TIRANË– Ish-deputeti socialist Gjetan Gjetani ka folur për herë të parë, pasi vjehrri i tij, Hasan Mira, u vetëflijua duke u hedhur nga kati i katërt i spi...
TIRANË– I nxehti përvëlues dhe temperaturat e larta po largohen për t’i lënë vendin kohës së vjeshtës, dhe vranësirave të shtatorit. Pikërisht sot, ju pret...
HIMARË- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Piqeras të Himarës. Mësohet se një makinë tip “Mercedes-Benz”, me targa të Durrësit ka...
TIRANË- Mbrëmjen e djeshme disa tifozë shqiptarë u shoqëruan nga Policia, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Tifozët is...
ITALI- Tre shqiptarët janë arrestuar nga Policia e Frosinones në Itali pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Napolit. Shqiptarët akuzohen se janë pjes...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë shpenzimet për shëndetësinë gjatë vit...
“Fiks Fare” hapi sezonin e 18-të me një denoncim të fortë, ku gazetarët e emisionit investigativ faktuan se nëna e juristit të Bashkisë së Himarës kishte fituar...
TIRANË– Policia Rrugore gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi dhe ka vendosur 1237 gjoba, duke prangosur edhe 18 drejtues mjetesh....